Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paditur në prokurori përgjimin e mundshëm të tij nga një ambient brenda zyrës që aktualisht ndodhet tek Garda e Republikës.
Sipas Tahirit përgjuesi është gjetur afër grirëses së letrave dhe printerit.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Aludimet janë se përgjuesi është vënë nga persona shumë afër Tahirit. Ka zëra që e lidhin këtë akt me zëvëndësministrin e Brendshëm që i përket LSI.
Lajmin për një përgjues të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm i ka dhënë pak ditë më parë ish-Kryeministri Berisha nëpërmjet qytetarit dixhital.












