Një krim në familje ka ndodhur sot në Tiranë. Ka qenë një konflikt prone midis dy vëllezërve, ai që ka përfunduar me vrasjen e njërit, prej tjetrit, me armë gjahu. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në prezencë të nënës së tyre, e cila dyshohet se ka mbetur e plagosur.
Nga burimet e policisë Vendore të Tiranës, mësohet se viktima është Ermir Kollari i vitlindjes 1980, ndërsa mësohet se autori i krimit Afrim Kollari i vitlindjes 1979, është vetëdorëzuar te uniformat e policisë të Komisariatit nr. 5.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valias i Vjetër, në qarkun e Tiranës.












