jë 37-vjeçar është vrarë me thikë në banesën e tij, ku jetonte me bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes në Vobarno, një provincë në Brescia. Mediat italiane raportojnë se në momentin e krimit, viktima, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte në banesë bashkë me gruan e tij dhe vëllain e saj.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e krimit, duke marrë në pyetje dy të pranishmit dhe duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Sipas tyre ngjarja e rënde mund të ketë ndodhur pas një konflikti në familje. Sipas mediave italiane, bashkëshortja e tij ka qenë jashtë shtpisë duke pritur ambulancën.37-vjeçari jetonte rregullisht në Itali dhe ishte një punëtor krahur. Fqinjët flasin për një familje punëtore që nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Dyshimet e vrasjes bien mbi kunatin, por nuk përjashtohet as gruaja e tij. Këta të dy janë duke u marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.












