Një aksident në autostradën Tiranë-Durrës përplasi njëri me tjetrin 4 makina, ku ajo e mesit pësoi edhe dëmin më të madh.
Aksidenti ka ndodhur pasi nuk është respektuar distanca e sigurisë mes makinave. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Për pasojë, trafiku është rënduar për disa kohë derisa policia ka kryer zhbllokimin e qarkullimit.

Më herët, një tjetër aksident ndodhi në të njëjtin aks, ku u përplasën dy automjete.











