• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Ramës dhe Metës tu rrojnë gratë, ja sa u pasuruan gjatë vitit 2016

admin by admin
19 April, 2017
in Politika
0
RAPORTI/ Ramës dhe Metës tu rrojnë gratë, ja sa u pasuruan gjatë vitit 2016
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasuria e krerëve të shtetit dhe politikës shqiptare, për vitin 2016, buron kryesisht nga pagat, dietat për udhëtime jashtë vendit, interesat bankare, nga qiratë dhe shitja e apartamenteve.
Deklaratat e pasurisë, për vitin që lamë pas, të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zbardhin këto apsuri.

Kryeministri Rama 1.2 milionë lekë nga pikturat
Shefi i qeverisë Edi Rama, për vitin 2016, deklaron 1 285 665 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike, pra nga shitja e pikturave. Rama deklaron 2 021 748 lekë pagën vjetore si kryeministër, 204 000 lekë honorare dhe një shtesë prej 1 043 896 lekësh në llogarinë bankare. Kryeministri thotë se i kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer nga një kredi prej 65 mijë eurosh, me afat dhjetëvjeçar.
Ndërkaq, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama deklaron 78 000 lekë gjendje cash, 3 142 579 lekë të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 814 085 lekë të ardhura nga honorare, 2 069 019 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një apartamenti dhe 2 902 lekë interesa bankare.
Ndërsa djali i kryeministrit, Gregor Rama deklaron një shtesë prej 2 177 lekësh dhe 14 mijë eurosh në llogari bankare, blerjen e një autoveture tip Audi 400 000 lekë dhe 25 000 euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.

Meta 543 mijë euro fitime nga shitja e apartamenteve
Në deklaratën e pasurisë së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, bie në sy shitje e katër apartamenteve banimi nga zonja Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit deklaron shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 104.74 m2, për 55.503 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 166.2 m2, për 85.088 euro, shitjen një apartamenti banimi me sipërfaqe 108 m2, për 57 885 euro dhe shitjen e një apartamenti banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro. Apartamenti i fundit është vetëm 50 për qind në pronësi të deputetes Kryemadhi.
Po ashtu, gjatë vitit 2016, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka likuiduar një kredi për 155 mijë eurosh për blerje apartamenti.
 
Pasuria e 6 mijë zyrtarëve do bëhet publike
Parlamenti, disa ditë më parë, ka miratuar disa ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndryshimet parashikojnë për herë të parë publikimin on-line të deklaratave të pasurisë të rreth 6 mijë zyrtarëve, duke nisur që nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryeprokurori e deri tek zyrtarët e rangjeve më të ulëta, të cilët janë subjekte deklaruese.
Në kuadër të rritjes së saktësisë dhe vërtetësisë së deklarimit të pasurive dhe burimit të krijimit të tyre, është parashikuar deklarimi on-line/ elektronik i pasurisë, me disa kufizime sa i takon të dhënave personale.
 

Deklaratat e pasurisë së krerëve të shtetit dhe politikës
 

Pasuria e kryeministrit Edi Rama
 
Të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, + 1 043 896 lekë.
Të ardhura nga paga për vitin 2016, 2 021 748 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 1 285 665 lekë
Honorare të tjera, 204 000 lekë.
Detyrim nga kredia e marrë, shlyer 35 mijë euro, mbetur 30 mijë euro.
Linda Rama, të ardhura personale, – 601 699 lekë.
Gjendje cash, + 78 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe puna si eksperte, 3 142 579 lekë.
Të ardhura nga honorare, 814 085 lekë.
Qira apartamenti, 2 069 019 lekë.
Interesa bankare, 2 902 lekë.
Gregor Rama, i biri, llogari bankare, + 2 177 lekë.
Llogari bankare, + 14 831 euro.
Autoveturë tip Audi, 400 000 lekë.
Të ardhura shitja e veprave të artit, 25 000 euro.
Kontratë qiraje me afat dyvjeçar, 432 000 lekë.
 

Pasuria e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
 
Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.
Llogari studentore, djali…, 43 727 lekë.
Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.
Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.
Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.
Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë
Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.
Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.
Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.
Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.

Previous Post

Vlorë, shiu përmbyt qytetin dhe bllokon rrugët

Next Post

Korcë, vjehrri rreh nusen, djali i hyn babait në dru

admin

admin

Next Post
Korcë, vjehrri rreh nusen, djali i hyn babait në dru

Korcë, vjehrri rreh nusen, djali i hyn babait në dru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.