Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit me bombë në qendër të Stambollit, ku 7 prej viktimave ishin policë. Shënjestra e sulmit ishte një autobus policor.
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të lagjes historike Beyazit në sheshin e qytetit, një atraksion i madh turistik.
Disa ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin me bombë.
Dhuna në Turqi ka përshkallëzuar kohët e fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktin në Sirinë fqinje.











