Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal. Mësohet se viktima sapo ishte kthyer nga Greqia.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës. Ismet Avdia u gjet i pa jetë mëngjesin e sotëm nga nipi i tij. Avdia ishte kthyer dje nga Greqia, ku punonte.
Sipas, Policisë 61-vjeçari u gjet rreth orës 9:00 i pajetë rreth 5-6 m larg oborrit të banesës së tij.
Dyshohet se vdekja është për shkaqe aksidentale pasi në trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.












