Nënkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashki bëri të ditur komunikimet elektronike me ekspertët e huaj ndërkombëtarë ku bëhet e qartë se si ka vijuar propozimi dhe qëndrimi i PD për modelin e vendeve të rezervuara.

Fillimisht Bylykbashki ka bërë publik një email me 14 shkurt me ekspert e OPDAT ku theksohet modeli i vendeve të rezervuara. Më 17 shkurt Halimi kthen përgjigje duke përshkruar këtë model.
Edhe në takimin e 6 qershorit bëmë transparente dhe konkrete modelin e vendeve të rezervuara dhe nuk pati kundërshtime deri sa Rama doli dhe bëri deklaratën e përgaditur para takimit.
PD ka pasur fleksibilitetin maksimal për të gjetur pikat e takimit . E vetmja cështje e pazgjidhur është kjo: Kryeministri nuk po përzgjedh jo modelin e PD por atë të Venecias, OPDAT dhe Euralius. Zgjidhja e Kryeministrit do të cojë në bllokimin dhe dështimin e reformës në drejtësi.












