Gjatë mbledhjes së sotme, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i kalojë kryetarit të Partisë Socialiste të Vlorës, Edmond Lekës, mandatin e humbur të ish-deputetit Koço Kokëdhima.
KQZ-ja do të marrë në shqyrtim projektvendimin për “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. Sipas listës, mandati i Kokëdhimës i kalon Lekës.
Koço Kokëdhima humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e gjeti në papajtueshmëri në Kushtetutën.












