Foto Arkiv
Presidenti Bujar Nishani pret në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Lllalla. Hetimi i skandalit me pajisjen përgjuese, besohet të ketë qenë shkaku i takimit sot, midis Kreut të Shtetit dhe Kryeprokurorit. Në këta takim të kreut të shtetit dhe kreut të organit të akuzës ka qenë i pranishëm dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Takimi është zhvilluar në rezidencën e Presidentit pranë fshatit SOS.
Bisedimet mes Nishanit dhe Llallës vijnë në një kohë kur Prokuroria po heton mbi çështjen e përdorimit të një pajisje të paligjshme përgjimi nga Policia e Shtetit.











