Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar videon me rrugëtimin e kombëtares nga hoteli ku ishte akomoduar për në Lens, ku nesër do të luajë ndeshjen me Zvicrën.
Në orën 18:30 lojtarët kuq-e-zi bënë stërvitjen e fundit në stadiumin “Bollaert Delelis”.
Më parë dolën në konferencë për shtyp trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana për të folur në lidhje me ndeshjen.












