• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VËZHGIMI/ Bashkia e Tiranës jo transparente, bashkia e Shkodrës modeli më i mirë

admin by admin
10 June, 2016
in Global Image
0
VËZHGIMI/ Bashkia e Tiranës jo transparente, bashkia e Shkodrës modeli më i mirë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksandër Todi është një Koordinator për Informimin në bashkinë e Tepelenës, një njësi e vogël vendore me rreth 17 mijë banorë në jug të Shqipërisë. Në pak muaj ai mban kontakte të rregullta me gazetarët vendorë dhe po punon për të ngritur një portal elektronik informimi për aktivitetin e bashkisë. Por ndërsa në këtë bashki ka një Koordinator për Informimin dhe një Program Transparence, në pjesën dërrmuese të bashkive në Shqipëri nuk po zbatohet Ligji për të Drejtën e Informimit.
Ligj i detyron institucionet publike dhe ato vendore të japin informacion brenda 10 ditësh ndaj një kërkese të qytetarit dhe në rast të kundërt zyrtarët përgjegjës, përfshirë edhe drejtuesit, gjobiten në shuma të mëdha financiare. Ligji detyron gjithashtu që institucionet të kenë një Program Transparence, një Koordinator për Informimin dhe të bëjnë publike për qytetarët çdo informacion ose përmes faqeve të internetit e portaleve ose përmes stendave publike.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi i tha Zërit të Amerikës se nga 61 bashkitë që dolën nga zgjedhjet e fundit të qershorit 2015, më pak se gjysma e tyre kanë faqe interneti dhe vetëm 10-12 prej tyre i përditësojnë ato me informacion për publikun.
“Po të shikojmë diferencën nga ku ishim e ku jemi, hapat janë pozitive, por mbetet shumica e punës për t`u bërë”, tha zoti Dervishi.
I pyetur se a kishte ndëshkime me gjoba siç e parashikon ligji për titullarët që nuk japin informacion, zoti Dervishi tha se përpjekjet më të mëdha ishin në ndërgjegjësimin e autoriteteve vendore.
Ndërsa më shumë se gjysma e bashkive nuk kanë faqe internet, një vëzhgim i Zërit të Amerikës në stendat publike të disa bashkive flet për një situatë të mjerueshme në përcjelljen e informacionit për publikun edhe përmes kësaj forme.
Shumë prej bashkive më të mëdha në vend, si bashkia e Tiranës, Lushnjës apo Beratit nuk kanë Program Transparence, ndërsa bashkitë e vogla nuk kanë përcaktuar ende as Koordinatorët.
Sipas Ligjit për të Drejtën e Informimit, miratuar që prej vitit 2014 , institucionet publike, përfshi njësitë e qeverisjes vendore, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, duhet të kishin Programin e Transparencës dhe koordinatorin e emëruar.
Por ndonëse kanë kaluar gati dy vite shumica e institucioneve publike dhe sidomos e bashkive nuk e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor.
Megjithëse ekziston mundësia ligjore që Koordinatorët për të Drejtën e Informimit të gjobiten për refuzimin e dhënies së informacionit me asnjë prej tyre nuk ka ndodhur kjo.
Një organizatë “INFOCIP” një muaj më parë publikoi të dhënat për 61 bashkitë e krijuara nga Reforma Territoriale e 2015.
“Vetëm 24 bashki kanë faqe zyrtare interneti dhe vetëm 9 bashki kanë Programet e Transparencës, tha organizata pas një monitorimi disa mujor. U vërejt gjithashtu se vetëm 6 bashki kanë tashme të publikuar një regjistër të ankesave dhe përgjigjeve ndaj qytetarëve. Ndër këto bashki renditeshin Himara, Kavaja, Lezha, Vlora ,Vora dhe Shkodra. Nga monitorimi rezultoi gjithashtu se deri në fillim të muajit të kaluar janë caktuar 41 Koordinatorë dhe ende 20 bashki nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor. Raporti vëren gjithashtu se nga 61 bashki , vetëm 14 prej tyre kanë vendime te publikuara. Ndër këto bashki ishin Shkodra, Durrësi, Korça, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Gramshi, Skrapari, Divjaka, Përmeti, Lezha, Kruja dhe Kuçova”.

Previous Post

FOTO/ Basha e Berisha takojnë deputetë gjermanë

Next Post

EURO 2016/ Sfida hapëse Francë-Rumani, zbulohen formacionet

admin

admin

Next Post
EURO 2016/ Sfida hapëse Francë-Rumani, zbulohen formacionet

EURO 2016/ Sfida hapëse Francë-Rumani, zbulohen formacionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.