Humbjen e Shqipërisë ish kryeministri Sali Berisha e ka lidhur me praninë e kryeministrit Edi Rama në stadium. Berisha shkruan në profilin e tij në Facebook se përveç faktit se ndeshja u grabit nga arbritrat, një kundërshtar i kombëtares sonë ishte edhe Edi Rama, pasi sipas tij ai është ters. Ish kryeministri thotë se duhet ndalohet prania e Ramës në stadium deri në fund të kampionatit, pasi ai është antifat. Ai ka lavdëruar portierin e kombëtares, Etrit Berishën, duke e cilësuar si superportier.












