Shefi i opozitës Lulzim Basha mbajti veshur fanelën me numrin 11 sot gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

Ai e ndoqi ndeshjen nga një bar në Tiranë nën shoqërinë e kreut të aleancës kuqezi, Kreshnik Spahiu i cili dhuroi pak ditë më parë biletën e tij për tifozët nga Tetova.

Bashës iu bashkuan edhe një numër të rinjsh të FRPD sëbashku me kryetarin e tyre Belind Këllici.













