Një karikaturë franceze ka shprehur më së miri betejën mes shqiptarëve sot në finalet e evropianit.
Përmes thumbimit tregohet prezenca e madhe e shqiptarëve në ndeshjen e sotme Shqipëri – Zvicër, ku tek kjo e fundit pesë lojtarët kryesor në fushë ishin shqiptarë.
Në karikaturë paraqiten dy tifozë zviceranë që shikojnë ndeshjen dhe komentatori në televizor thotë : Graniti gjuan te Blerimi, i cili e pason të Xherdani….
Dhe pastaj vajza që shikon lojën pyet: Tani a është radha jonë apo jo?












