Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka zbehur sot rëndësinë e takimit të mundshëm Basha-Meta ndërsa deklaroi se nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë në të ardhmen drafti final.
Megjithëse Peleshi theksoi se ftesa e Metës për Bashën është një tjetër mundësi për ta bindur kreun e opozitës të votojë reformën në drejtësi, ai theksoi se ndryshime pritet të ketë vetëm nga qëndrimi i opozitës.
Kryetari i Kuvendit Meta deklaroi se është për një reformë që do të kishte integritetin dhe gjithëpërfshirjen, pa thënë qartazi nëse partia e tij do të përfshihej në një votim të njëanshëm të reformës.












