Ilir Meta i cili në cilësinë e kryeparlamentarit ka ftuar për një takim, brenda së hënës kryetarin e PD, Lulzim Basha, ka qenë i pari që mbërriti në hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet takimi. Ai shoqërohej nga shefi i tij i Kabinetit, Sokol Dervishi
Disa minuta më pas, mbërriti edhe Lulzim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.
Pas shtrëngimit të duarve para kamerave, takimi filloi pa praninë e medieve.











