Deputetet e PD Albina Deda, Irma Kopliku Alushi dhe Arbjola Halimi ishin vizitoret në Valbonë, të mikpritura nga kolegia e tyre e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj.
Këtë informacione ka bërë të ditur vetë deputetja Hajdarmataj, e cila ka postuar në “Facebook” edhe këto foto.
“Valbona kishte vizitore të veçanta, koleget e mia, deputetet e PD të Qarkut Shkodër, Lezhë dhe Elbasan.
Urimet e përbashkëta ishin:
për Liderin Historik, Z. Sali Berisha i cili i mundësoi me infrastrukturë, çdo shqiptari dhe të huaji ta shijojë këtë perlë të Alpeve, si dhe për Kryetarin e PD, Z. Lulzim Basha për ditëlindjen e Tij!”, shkruan Mimoza Hajdarmataj në “Facebook”.












