Një aksident me pasojë humbjen e jetës për 1 peroni dhe plagosjen e 2 të tjerëve ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kukësit.
Një prej të plagosurve ka humbur jetën gjatë transportimit në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë në spitalin e Kukësit. Ata ishin duke udhëtuar me një makinë me targa AA 965 MK kur kanë dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë.











