Gjenden 300 kilogramë kanabis sativa të fshehura në dy banesa të braktisura në Vithkuq të Korçës.
Gjate kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kilogramë lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, si edhe 2 armë zjarri.
Për këtë drogë janë shoqëruar dy persona të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.















