Një furgon ka rrezikuar të rrëmbehet nga përroi në Vlorë.
Furgoni me pasagjerë ka ngecur për rreth 30 minuta në ujërat e rrëmbyer të një përroi në Peshkëpi, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit e ka nxjerrë furgonin nga uji pas disa manovrave.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë te ditur se pasagjerët e furgonit u përfshinë nga paniku dhe kërkonin ndihmë, por askush nuk mund të afrohej.











