Irlanda dhe Suedia përfundoi në shifrat 1-1 në “St-Denis” të Francës pas një autogoli që shënoi Klark në minutën e 71.
Fillimisht, ishin irlandezët që kaluan në avantazh në minutat e para të pjesës së dytë me anë të Hulahan.
Zlatan Ibrahimoviç u bë protagonist në aksionin e golit të barazimitduke detyruar Klark të bëbnte gol tek porta e vet.
Ibrahimoviç nisi një aksion nga krahu i majtë dhe një kros i tij pranë zonës së rreptësisë u devijua me kokë nga Klark, veprim që befasoi portierin e tij.
Irlanda ndodhet në Gurpin E bashkë me Suedinë, Belgjikën dhe Italinë. Dy skuadrat e fundit fillojnë pas pak përballjen.











