Skuadra italiane ia doli të shënonte 2 gola sonbte ndaj belgjikës duke prishur rendin e ndeshjeve që dolën 1-0 ose barazim 1-1 në të gjitha ditët e mëparshme të europianit.
Goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Antonio Konte u realizua në pjesën e parë nga Xhakerini, ndërsa Pele dyfishoi shifrat një minutë para vërshëllimës finale të arbitrit.
Belgjika rriti presionin e lojës në pjesën e dytë duke provuar me topa të lartë në qendër të zonës dhe gjuajtje nga distanca, por pa mundur të konkretizojë.
“Axurrët” luajnë e disi më tërhequr në mbrojtje të rezultatit. Kjo i kushtoi skuadrës së Kontes katër kartonë të verdhë në pjesën e dytë (Kielini 66′, Eder 75′ dhe Bonuçi 78′, Mota 83’).











