Njihuni me Gëzimin, burri të cilit ia bëri 8 me 2 e dashura e tij police dhe ajo çfarë i ngeli të bëjë në fund ishte ta denonconte live në emision. Është shumë interesante historia e këtij çifti, të cilën Gëzimi zgjodhi ta ndante me të gjithë.
Ai i kërkoi të dashurës së tij police 2 mijë euro, pasi ia kishte dhënë kur filloi shkollën, por ajo e arrestoi. Si pasojë ai ka ndenjur në burg 5 muaj dhe pasi ka dalë, ngjarjen e ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur”. Gëzimi nga Ura Vajgurore u arrestua nën pretendimin se po e kanoste të dashurën, por siç ky i fundit është shprehur, ai ia ka kërkuar vetëm borxhin 2 mijë euro. /JOQ












