Byroja e Kuvendit ka kursyer sot nga përjashtimi nga seanca plenare, të kryeministrit Edi Rama.
Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i Parlamentit Edmond Spaho bëri të ditur vendimin e Byrosë për rrëzimin e kërkesës së opozitës për përjashtimin e kryeministrit.
“Kërkesa e opozitës për përjashtimin e kryeministrit, pas fjalorit fyes të tij, u rrëzua. Byroja demonstroi standard të dyfishtë. Jo vetëm kaq, por dukej sikur nga diskutimet e tyre, do të propozonin titullin ‘gojëmbli i Parlamentit’ për Eid Ramën. Realisht nuk prisnim nga Byroja, ndonjë vendim tjetër. Është njëlloj sikur të presësh që gjeli të bëjë vezë. Nuk prisnim që Musai dhe Anastasi të përjashtonin kryeministrin”, u shpreh Spaho.
Kërkesa e opozitës erdhi pas fyerjeve që seancën e fundit, kryeministri ju vëri deputetëve të saj, duke i quajtur “tufë”.












