Ligji i dekriminalizimit shkel të drejtat e njeriut, deklaroi sot Francesko Paolo Sisko, avokati i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Ervin Rroshi. Ai tha se klienti i tij është dënuar kur ka qenë minoren. Ligji është aplikuar në mënyrë të padrejtë dhe nuk ndryshohen rregullat e lojës në mes të lojës. “Ky dënim është shpallur i shuar që në vitin 2000. Ka më shumë se 16 vjet që nuk ekziston”, tha ai ndërkohë që nuk ka komentuar akuza të tjera që rëndojnë mbi klientin e tij.
Ndërkaq edhe avokati i tij shqiptar, Theodhori Sollaku ka deklaruar se ligji i dekriminalizimit është aplikuar në mënyrë të padrejtë për Rroshin.
Ervin Rroshi u arrestua tri ditë më parë me akuzën e falsifikimit të të dhënave përgjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit.












