Mijëra qytetarë të revoltuar mbushën rrugët e kryeqytetit sllovak, Bratislavës, në shenjë proteste kundër qeverisë së korruptuar të kryeministrit Robert Fico. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm Robert Kalinak, i cili është bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit, shefit të policisë Tibor Gaspar dhe zyrtarëve tjerë të cilët janë bashkuar për t’i ndaluar hetimet e skandaleve korruptive në vend.
Behet fjale per lidhje korruptive me nje biznesmen ndertimi ku ministry I Brendshem bleu nje perqindje aksionesh prej kompanise se tij.
Presidenti Andrej Kiska i ka mbështetur demonstratat e organizuara nga studentët.
Sipas indeksit te “Transparecy International Corruption” Slovakia rradhitet e 54-ta në botë, niveli më i ulët në mes shteteve anëtare të Evropës lindore në BE, pas Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.












