Drogë dhe telefona janë gjendur nga ana e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve gjatë një kontrolli të ushtruar në burgun e Peqinit. Droga u gjet në ambientet e përbashkëta të burgut. U sekuestruan gjithashtu edhe dy telefona celularë. Policia nuk konfirmon sasinë e saktë të kanabisit të gjetur, ndërkohë vazhdojnë hetimet për të identifikuar personin që i përkiste si dhe për të zbuluar të tjera të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.












