Një grup të rinj, përdorues biçikletash, i kanë vendosur një “gjobë” një makine police e cila kishte parkuar kundërvajtje, në korsinë e lëvizjes së këtyre mjeteve me dy rrota.
Gjoba simbolike, ishte në kuadrin e sensibilizimit, nën moton “Respekto çiklistët! #LiroKorsitë”.
Pjesë e kësaj iniciative senisibilizuese ishte edhe apeli i këtyre çiklistëve ndaj drejtuesve të mjeteve nëpër rrugët e Tiranës.











