Vajza e dytë e ish deputetit Koço Kokëdhima, Bora e njohur edhe me emrin Savage është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilistja, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë e saj realë e virtualë, por partnerin e saj nuk e ka bërë asnjëherë publik në media apo në rrjetet sociale. Motrat Kokëdhima preferojnë ta mbajnë larg mediave jetën e tyre private.













