Takimi i sotëm midis kombëtares Shqiptare dhe asaj Rumune ka bërë që sportëdashës dhe shoqata atdhetare shqiptare për bashkim kombëtar të shpalosi në qendër të qytetit flamurin gjigant me përmasa 100 x 8 metra në mbështetje të djemve të kombëtares kuq e zi.
Kreu i Shoqatës Kristaq Ziu ka pohuar se për këtë takim dëshiron që të dalë barazim pasi populli rumun është një popull mik , por që nga Bukureshti ka ardhur edhe himni kombëtar shqiptar.
Flamuri gjigant kuq e zi është hapur për herë të parë në 100 vjetorin e pavarësisë dhe kjo është hera e dytë që ai shpaloset në qendër të qytetit.












