Image GalleryMe mijëra tifozë shqiptarë kanë vërshuar sot drejt qytetit ku luhet ndeshja vendimtare e Grupit A të Euro 2016 kundër Rumanisë, për të mbështetur djemtë e De Biasit.
Sikurse ka ndodhur edhe në dy ndeshjet e mëparshme në Lens dhe Marsejë, edhe Lioni është zgjuar sot me ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar, ku tifozët shqiptarë kanë “vërshuar” rrugëve të qytetit në pritje të ndeshjes.












