Një sasi prej 6950 kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Elbasanit. Në një deklaratë zyrtare, thuhet se lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të territorit në fshatin Banje të Cërrikut, njësia administrative Klos. Edhe në këtë rast, policia nuk ka ma mundur të identifikojë kultivuesit, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.











