Modelja shqiptare, Angela Martini, përmes një postimi në Facebook e ka uruar Shqipërinë për fitoren e kundër Rumanisë. Edhe pse prej kohesh mediat flasin per lidhjen e saj me nje rumun, ajo nuk ka nguruar te uroj Shqiperine per fitoren.
“Të rritesh me dashurinë për skuadrën tënde, për vendin tënd… Ta duash atë në fitore e humbje, e të fluturosh nga gëzimi si Shqiponjë, pas një ndeshjeje si kjo”.
“Gëzuar Shqipëria ime! Fitorja është e jotja”, ka shkruar bukuroshja, e cila e ka shoqëruar postimin me një fotografi.












