Është hapur në Itali projekti i artistit ambientalist Christo Vladimirov Javacheff në të cilin njerëzit e përshkojnë shëtitoren tre kilometërshe, e cila u mundëson atyre të “ecin mbi ujë”.

“Pista” bashkon fshatin Sulzano në Lombardinë veriore me ishullin e vogël Monte Isola dhe për 16 ditë do të qëndrojë i vendosur instalacioni artistik i hapur këtë fundjavë.

















