Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar këtë të hënë procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, njofton tch.
Regjistrimi i këtij procedimi për Tahirin vjen pas kallëzimit të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për akuzat e ngritura nga ministri ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.
Prokuroria do te hetoje te gjitha deklaratat e ministrit pas vendimit te Gjykates se Tiranes.
Aliaj dha vendimin për pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako masë e cila ndryshoi pak ditë më vonë nga Gjykata e Apelit me rikthimin në detyrë të drejtorit Cako.











