Image GalleryPresidenti Bujar Nishani, ka qenë mikpritësi i tifozëve kuqezi mbrëmë, si edhe i dhjetëra e qindra qytetarëve shqiptarë. Ambientet e jashtme të Presidencës, u shndërruan në një “arenë”, ku mysafirët shijuan çastet e mrekullueshme të ndeshjes Rumani – Shqipëri.
Nëpërmjet disa fotove të shpërndara në “Faceboook”, Presidenti zbulon këtë fakt.
“Me tifozët Kuq e Zi, në Presidencën shqiptare përjetuam gëzimin mbarëkombëtar”, shkruan Presidenti në rrejte sociale, ndërsa shpërndau edhe këto foto.











