Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor FirencePizaLivorno ditën e djeshme. Një automjet me tre shqiptarë është përplasur me një kamion trailer dhe për pasojë kanë mbetur të vdekura dy motra shqiptare.
Sipas mediave italiane, dy motrat, identitetet e të cilave nuk bëhen të ditura ishin duke udhëtuar me babanë e tyre, për të cilin thuhet se është një mjek shqiptar 58-vjeçar rezident në Firence. Policia po heton ende mbi shkakun e aksidentit tragjik.












