Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se PD do ti përmbahet premtimeve të veta për financat dhe ekonominë nëse fiton zgjedhjet parlamentare. Bëhet fjalë për premtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha që lidhen me vlerën e taksës së sheshte dhe TVSH-në.
Basha dha deklaratën e tij fill pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësues të FMN-së në selinë e PD-së.
Basha tha për gazetarët se i paraqiti FMN-së planin ekonomik të PD-së.
“I paraqitëm FMN-së planin tonë për daljen e ekonomisë shqiptare. Ne do të vendosim 9 % taksë të sheshtë dhe 15 % TVSH, të cilat janë të panegocioshme”, deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.












