• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali i dhunës në kopsht, Hafizi Nikollës: E paaftë, arrogante, e papërgjegjshme!

admin by admin
22 June, 2016
in Global Image
0
Skandali i dhunës në kopsht, Hafizi Nikollës: E paaftë, arrogante, e papërgjegjshme!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi ka reaguar lidhur me skandalin e dhunës së ushtruar ndaj fëmijës 3 vjecar në një kopsht privat. Sipas saj përgjigjet e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për skandalin në kopshtin Diren, hedhin terr dhe shpërndajnë përgjegjësinë tek ata që nuk u takon. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Hafizi kërkoi llogari nga Lindita Nikolla për kontrollet që ka ushtruar ministria e saj mbi kopshtet pa licensë. E bindur se nuk do të marrë përgjigje, Hafizi flet për paaftësi, papërgjegjshmëri dhe arrogancë nga Lindita Nikolla, e cila u shpreh se janë vetë prindërit ato që duhet të kontrollojnë, licensimin e kopshteve.

REAGIMI I PLOTE I MIMOZA HAFIZIT

Skenat e dhunës mbi një të mitur na kanë drithëruar edhe pse ndodhën në një institucion, ku prindërit kanë dorëzuar me besim fëmijët e tyre. Kanë dorëzuar fëmijët, duke menduar se shteti e ka ushtruar seriozisht kontrollin e ligjshmërisë dhe të cilësisë. Pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve të vegjël, të pafuqishëm e të pazotë për t’u vetëmbrojtur.
Por duket qartë se shteti nuk e ka bërë detyrën, ndonëse deklarata e Ministrisë së Arsimit hedh terr, duke shpërndarë përgjegjësi tek ata që nuk u takon.

A i ka ushtruar me përgjegjësi Ministria e Arsimit kontrollet që ia kërkon ligji? Këtë ka nevojë ta dijë çdo shqiptar. Se nga kjo varet siguria në institucionet e arsimit.Po kush mund ta verifikojë? Kush do të japë llogari? Vetë Ministria? Kjo s’ka për të ndodhur.

Para një muaji, i kam kërkuar një informacion të rëndësishëm Ministrisë së Arsimit, në rrugë zyrtare dhe mbështetur në statusin tim si deputete. Informacioni bazohej mbi dy pyetje: Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e detyrueshëm financiar mbi universitetet publike? Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e ligjshmërisë në universitete? Letra ime kërkon vetëm transparencë, të cilën dua ta ndaj me pedagogët dhe studentët.
Kjo Ministri duhej të më kthente përgjigje brenda dy javësh. E thotë ligji. Por unë nuk kam marrë asnjë përgjigje! Ia kam apeluar çështjen ballazi ministres, në parlament, para dy javësh. Deklarime dhe premtime boshe nga tribuna e parlamentit, por asnjë përgjigje! I kam dërguar letër kryeministrit. Kështu ma kërkon ligji. Ende nuk kam asnjë përgjigje! Kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore që më japin të drejtën e këtij informacioni, të kësaj transparence. Por ministrja dhe kryeministri thyejnë ligjin, duke heshtur me arrogancë.

Beteja vazhdon, sigurisht, unë nuk kam ndërmend të stepem.Por imagjinoni, miq, se çfarë transparence dhe përgjigje do të marrim për kontrollet në kopshte? Imagjinoni se çfarë përgjigje do të marrin qytetarët për kontrollet e shtetit në shkolla, në universitete, kontrolle të domosdoshme për sigurinë publike. Për të cilat ne paguajmë me paret tona, nga mundi ynë, me mijra njerëz. Asnjë përgjigje! Me arrogancën më të papranueshme.
Kjo paaftësi, kjo papërgjegjshmëri, kjo arrogancë janë po aq ulëritëse sa dhe britmat e vogëlushit të dhunuar, që na kanë rrënqethur si komb.

Previous Post

Drogë pa fund në Shqipëri, asgjesohen edhe 24527 rrënjë kanabis

Next Post

Durrës, gjenden dy anijet e humbura të peshkimit

admin

admin

Next Post
Durrës, gjenden dy anijet e humbura të peshkimit

Durrës, gjenden dy anijet e humbura të peshkimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.