Kryetari i bashkisë së Kavajës, i cili gjendet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e ka thyer këtë masë dhe në të paktën dy herë ditët e fundit, është arratisur, duke shtuar iftar për gratë.
Këtë arratisje Elvis Rroshi e ka bërë të ditur vetë, kur nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se, “2 ditët e fundit ju shtrova vajzave dhe grave në Kavajë dhe në Luz iftar si forma më e mirë e shprehjes së mirënjohjes për atë çka bëjnë nënat për ne gjatë gjithë kohës”.












