Punonjësi i policisë Alban Trimi që ishte në një tavolinë me Elton Çiçon që u ekzekutua, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Alban Trimi u arrestua për prishje të skenës së krimit, pasi fshehu pistoletën që mbante me vete viktima Elton Çiço. Rekursi në Gjykatën e Lartë është depozituar më 17 qershor, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.
Dy vendimet e para, ajo e Shkallës së Parë dhe e Apelit e lanë në burg policing Trimi, i cili së bashku me një mjek që ishte edhe ai në tavolinën e viktimës, fshehën të dy armën e Çiços.
E gjithë skena e ekzekutimit të viktimës dhe më pas fshehja e armës së tij nga dy miqtë me të cilët ishte në tavolinë, është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ndërsa janë identifikuar dhe dy autorët; Jani Alia vrasësi dyshuar dhe Renato Milloshi, i cili ka ndihmuar autorin.












