Djemtë e kombëtares janë ambasadorë shqiptarë.
Futbollistët dhe stafi i Kombëtares aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për pasaportat diplomatike. I pari firmos Lorik Cana dhe më pas trajneri Xhani De Biazi. Kuqezinjtë nuk i shpëtojnë procesit të aplikimit duke bërë foton e radhës dhe lënien e shenjave të gishtërinjve. Pas aplikimit ata ju drejtuan ambienteve të Kryeministrisë ku do të priten nga kreu i qeverisë, Edi Rama.












