Një fitore me 22 vota e fushatës së Brexit në qytetin e Sandërlendit ktheu i pari raportin e votave gjatë numërimit të tyre natën e djeshme.
Kampi i “Brexit” përmbysi gjithashtu parashikimet në Suonsi, atje ku kampi “pro” pritej të fitonte me 10 pikë avantazh.
Vota në favor të qëndrimit në BE ishte shumë e fortë në Skoci dhe qytetet e mëdha përfshirë Londrën.
Por ekspertët thanë se me humbjen e Birmingemit, Sauthemptonit, por edhe në shumicën e qyteteve të Anglisë veriore, rikthimi i trendit së votës “pro” u bë i pamundur.











