Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje në Skrapar, teksa po peshkonte me dinamit. Autoritetet lokale njoftojnë se i plagosuri është shtetasi Turhan Myftari, punonjës i repartit të zjarrfikësve të Skraparit.
Ai ka shkuar në lum për të peshkuar dhe ka përdorur dinamit, i cili i ka shpërthyer papritur duke e dëmtuar te gjymtyrët si dhe duke i shkaktuar plagë edhe në fytyrë.
Ai është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, shtojnë autoritetet lokale.












