• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama komenton Brexit: Europa më e dobët, Britania aspak më e fortë

admin by admin
24 June, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Edi Rama komenton Brexit: Europa më e dobët, Britania aspak më e fortë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama komentoi sot në mbrëmje daljen e Britanisë nga BE duke e përkufizuar vendimin ishullit si një moment që e bën Europën më të dobët por Britaninë nuk e bën më të fortë.

“Sot Europa është më e dobët. Ndërsa Britania aspak më e fortë, në mos edhe më e dobët se Europa që ka dobësuar. Të dyja bashkë, pavarësisht nga njëra – tjera tanimë, përballen me paqartësinë dramatike të së nesërmes.

Nëse Europa nuk e di çfarë e pret politikisht, me efektin e mundshëm zinxhir të ikjes, Britania aq më pak mund të jetë e sigurtë për atë që vjen. Sepse ata që deshën të qendronin në BE ishin rinia, Londra, Irlanda dhe Skocia. Kjo e fundit e ka shpallur menjëherë hapur ambicien e vet, per t’u shkëputur nga Britania me një referendum të ri dhe per t’u integruar si shtet i pavarur në Europë. Në Irlandë janë ripërvijuar sa hap e mbyll, vijat e vjetra ndarëse dhe zëri që thërret për shkëputje është ngritur lart. Në Londer ka nisur firmosja e një peticioni, për shpalljen e pavarësisë nga Britania(!). Nëse ky peticion s’mund të merret seriozisht si ndonjë hap real drejt shkëputjes nga trupi i Anglisë, nuk mund të mos merret seriozisht çarja e madhe që tregoi vota popullore, mes lokomotivës së ekonomisë britanike dhe vagonave të gjysmës së fundit të trenit të saj – të cilët peshuan më shumë në votimin e djeshëm. Gjithçka mbetet për t’u parë, po çka nuk ka diskutim është se nesër në mëngjes, Britania e Madhe nuk do të gdhihet as më e fortë dhe as më e qartë”, shkruan Rama në komentin e tij Britania, Bashkimi Europian , Shqipëria.

Në vijim kryeministri thotë se për Shqipërinë nuk ka asnjë rrugë tjetër vecse anëtarësimi i saj në BE.

“Shqiperia në këtë mes nuk do të hynte fare, nëse nuk do ta fusnin qoftë edhe pa e thënë, në këtë valle, interesat e atyre që këtu nuk duan shtet, nuk duan ligjshmëri, nuk duan reformat e sakrificat që kërkon zhvillimi real. Po duan veç pushtetin që kanë humbur apo privilegje gjithëfarë që s’duan t’i humbin ose përfitime që nuk u takojnë. Nuk do të hynte në këtë mes fare Shqipëria, sepse për ne nuk ka asnjë rrugë tjetër nga kjo e integrimit europian, për t’u bërë një shoqëri që bashkëjeton me ligje, funksionon përmes institucioneve dhe zhvillohet mbi disa vlera, parime e rregulla të gjithëpranuara. Të cilat, pa Europën, pa kaluar përmes “ferrit” të procesit të integrimit europian, ne nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia impononim vetvetes, në këtë fazë të historise sonë.

Çka dua të them është se, edhe nëse parashikimi për fatin e Europës së Bashkuar, do të ishte sot shkrirja e plotë e saj pas 5 vjetësh (çka unë nuk e besoj se do të ndodhë as pas 5 e as pas 10 a më shumë vjetësh sidoqoftë), ne duhet të vazhdonim të luftonim çdo ditë për t’u bërë anëtarë të saj. Sepse për ne, rruga e kësaj lufte nuk është rruga për të shkuar aty nga të tjerët duan të ikin, po e vetmja rrugë për t’u bërë shtet modern, duke fituar hap pas hapi, betejat e transformimit jetik të vendit e të shoqërisë sonë!

Ne nuk jemi Britania e Madhe, një shtet solid që kërkon një rrugë të re, krejt të panjohur edhe për atë vetë. Ne jemi një popull europian në mes të Europës që ende s’kemi shtetin tonë solid. Të cilin mund ta ndërtojmë, vetëm duke vazhduar në të vetmen rrugë të njohur, atë të Bashkimit Europian”, përfundon Rama.

Previous Post

Dr. ENVER BYTYÇI/Masazhi gjeopolitik i BREX-it

Next Post

GRAFIKU/Shikoni për çfare po kërkojnë britanikët në internet që nga mengjesi i sotëm

admin

admin

Next Post
GRAFIKU/Shikoni për çfare po kërkojnë britanikët në internet që nga mengjesi i sotëm

GRAFIKU/Shikoni për çfare po kërkojnë britanikët në internet që nga mengjesi i sotëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.