Një peticion on-line, adresuar parlamentit britanik me kërkesën për organizimin e një referendumi të dytë, pas votës pro daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja shënoi sot mbi një milion nënshkrues.
Peticioni kërkon një votim të ri, i pari që u zhvillua disa ditë më parë përcaktoi fitues Brexit me 51,9 për qind, një vendim që e lë vendin thellësisht të ndarë.











