Gjashtë shtetet themeluese të Bashkimit Evropian shprehën dëshirën që Britania e Madhe të nisë sa më shpejt të jetë e mundur procedurën e daljes nga Unioni Evropian, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme në përfundim të një takimi me pesë homologët e tij.
“Ne ramë dakord bashkërisht që ky proces duhet të nisë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Frank-Walter Steinmeier, i shoqëruar nga homologët e tij Jean-Marc Ayrault (Francë), Bert Koenders (Holandë), Paolo Gentiloni (Itali), Didier Reynders (Belgjikë) dhe Jean Asselborn (Luksemburg).












