Ish-deputeti Mark Frroku ka bërë mbrojtjen e tij sot, në seancën gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ndërsa nesër në orën 12:15 pritet që të jepet vendimi ndaj tij.
Duke folur përpara trupit gjykues, Frroku e cilësoi të padrejtë qëndrimin e tij në paraburgim gjatë këtyre dy viteve.
“Jam i pafajshëm, besoj se gjykata do të japë drejtësi. Prej dy vitesh po mbahem padrejtësisht në burg. Pasuria ime është e ligjshme. Nuk e kam njohur kurrë Aleksandër Kurtin”, ka thënë Frroku në Gjykatë.












