Një vajzë 24 vjeçare është hedhur të hënën nga kati i dytë i një pallati ku jetonte dhe dyshohet se aktin e ka kryer i dashuri i saj, një 39-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rethelstraße” në qarkun Düsseltal tp Gjermanisë.
Sipas hetimeve, vajza është hedhur nga dritarja me një lartë prej shtatë metrash. Vajza rumune u hodh rreth orës 07.50 minuta.
Autori i ngjarjes u arrestua pa rezistencë të martën, ndërsa të mërkurën ka dalë përpara gjykatës për tentativë vrasje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur drogë.
Shqiptari i arrestuar nuk ka dhënë sqarime.
Sipas gjermane “Bild”, vajza i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.












